LAJMI I FUNDIT:

Vritet një 19-vjeçar në Obiliq

Vritet një 19-vjeçar në Obiliq

Mbrëmë vonë në fshatin Lajthishtë të Obliqit është vrarë një 19-vjeçar.

Burime nga fshati Lajthishtë kanë thënë se viktima është 19-vjeçar, me iniciale F.D., teksa edhe vrasësi i tij është i po të njëjtës moshë. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se dorasi është arrestuar.


Nga Policia e Kosovës është konfirmuar, nëpërmes raportit policor, vrasja në fshatin Lajthishtë në Obiliq.

Për këtë policia ka arrestuar dy persona dhe në bastisje e sipër të shtëpisë së tyre është gjetur edhe një pistoletë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit për motive të panjohura dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QMKF-Obiliq pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e njërit të dyshuarit dhe aty kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit Ekol-Special me të cilën dyshohet se është kryer vepra e cekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përshkruhet rasti në raportin policor.