LAJMI I FUNDIT:

Vritet në Spanjë i riu shqiptar, ishte arrestuar për drogë e grabitje

Vritet në Spanjë i riu shqiptar, ishte arrestuar për drogë e grabitje

29-vjeçari shqiptar Endrit Sinaj është vrarë më armë zjarri në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur më 23 prill, ku i riu u la i plagosur me armë zjarri në derën e urgjencës së Trueta në Girona të Spanjës, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Viktima i identifikuar sot nga autoritetet spanjolle si Endrit Sinaj, nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet spanjolle dhe as ato shqiptare.

Para se i riu të plagosej me armë zjarri, ishte lënë i lirë nga gjykata spanjolle vetëm pak ditë më parë pasi ishte arrestuar për trafik droge.

Ai u arrestua së bashku me një tjetër shqiptar pas një operacioni të trafikut të marijuanës në Marbella, por gjykata e kishte liruar atë me masën “detyrim paraqitje”.

Endrit Sinaj nuk ishte i panjohur as për autoritet shqiptare, ku në 2020 në Vlorë, ishte pjesë e grabitjes me armë në një familje në Selenicë.

Sinaj ishte pjesë e grupit të grabitëve prej 5 personash të kamufluar si policë, të cilët u arrestuan nga policia, por vetë 29-vjeçari dhe një tjetër u liruan nga gjykata me masën “detyrim paraqitje”.

Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të vrasjes së 29-vjeçari por dhe zbulimit se ku ndodhi skena e krimit, pasi i riu u la i plagosur në derën e urgjencës spitalore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori