LAJMI I FUNDIT:

Vret me gurë bashkëfshatarin pas një sherri në mesnatë, arrestohet 51 vjeçari

Vret me gurë bashkëfshatarin pas një sherri në mesnatë, arrestohet 51 vjeçari

Policia në Peqin ka arrestuar një 51 vjeçar pasi ky i fundit ka goditur me gurë një bashkëfshatar. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.


Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”. /TCH/