LAJMI I FUNDIT:

Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën në Greqi, Apeli kthen në burg shqiptarin

Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën në Greqi, Apeli kthen në burg shqiptarin

Gjykata e Apelit në Greqi ka rikthyer në paraburgim 50-vjeçarin Fatmir Tarellari, i cili vrau me armë zjarri kunatin e ij, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën e mitur.

50-vjeçari qëndronte në arrest shtëpie për shkak të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi lirimin nga qelia të tij, disa ditë pasi u dorëzua në polici për vrasjen e kunatit.


Tarellari akuzohet për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare, ndërsa e ka përdhunuar kur ajo mbushi 12-vjeç.

Së fundmi, 33-vjeçari kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në deklarimet e tij, Fatmir Tarellari, tha se filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte me vajzën e tij në momentin që mësoi se e bija studente kishte probleme me pagesën e qirasë.

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën, detaje nga dëshmia tronditëse e babait: Vajza ka tentuar vetëvrasjen
Lexo po ashtu Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën, detaje nga dëshmia tronditëse e babait: Vajza ka tentuar vetëvrasjen

Ai theksoi se u njoftua nga pronari i shtëpisë se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndërkohë që ai i kishte dhënë shuma të mjaftueshme parash të bijës për të përballuar jetën si studente.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur ai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje.

Tarellari nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Gjatë bisedës vajza i tha se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk i jepte para do t’i tregonte videot familjes.

Pa i treguar identitetin, vajza i tregoi gjithçka çfarë kishte ndodhur.

50-vjeçari nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërkohë që kontaktoi avokatin për të ngritur një padi dhe u lidh me një psikolog për gjendjen psikologjike të vajzës.

“Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Babaiu fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj”, bënë me dije mediat greke.

“Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Në këto kushte 50-vjeçari nuk priti të ngrinte padi por u nis të sqarohej me kunatin.

Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë kunatin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij që t’ia nxirrte në takim.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i ka thirrue 50-vjeçari kur e pa.

Ndërkohë që 33-vjeçari në ato momente momente ka nisur të qeshte dhe ka tentuar t’i marrë pushkën.

“Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën. Në përleshje e sipër Tarellari e vrau aksidentalisht”, deklaruan mediat greke, pas ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori