LAJMI I FUNDIT:

Vrau 20-vjeçarin, jepet masa e sigurisë për Aksel Hoxhajn

Vrau 20-vjeçarin, jepet masa e sigurisë për Aksel Hoxhajn
Foto: Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën “Arrest me burg” për Aksel Hoxhajn për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi.

Toshkëzi u qëllua me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.


Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Konflikti për një vajzë
Lexo po ashtu Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Konflikti për një vajzë

Hoxhaj u vetëdorëzua të enjten në polici, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune u dha masa e sigurisë “Arrest me burg”. E njëjta masë sigurie është dhënë mënesin e të premtes edhe për Ensi Mazen, i dyshuar si një autorët e vrasjes. /Euronews/Telegrafi/