LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Viti, gjykata i dënon me 71 vite burgim pesë të akuzuarit

Vrasja në Viti, gjykata i dënon me 71 vite burgim pesë të akuzuarit

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. I., S. I., F. I., I. I., dhe I. I.(2), ndërsa të akuzuarin E. I. e ka liruar nga akuza.

“Me datë 02.05.2019, në ora 09:30 minuta, në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Komunës së Vitisë, të akuzuarit B. I., S. I. dhe F. I., me dashje në bashkëkryerje dhe për motive pasurore-pronësore kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I., në atë mënyrë që fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit, ku i ndjeri me familjarët e tij dalin që të bisedojnë me të akuzuarit për të arritur një marrëveshje, por të akuzuarit refuzojnë dhe më pas vazhdojnë me fyerje, duke eskaluar situata në konflikt fizik dhe me mjete të forta mprehëse si drunjë dhe shufra metalike e godasin tani të ndjerin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku fillimisht i akuzuari S. I. e godet në pjesën e pasme të kokës, pas tij edhe i akuzuari F. I. godet pas kokës dhe në fund edhe i akuzuari B. I., godet 2-3 herë në këtë mënyrë”, thuhet në njoftim.


Me këto veprime, të akuzuarit B. I., S. I. dhe F. I. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Më tej në njoftim thuhet se trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe shiqimit të videove nga vendi i ngjarjes të akuzuarve u ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje 21 (njëzet e një) vite, për secilin veç e veç, të cilat dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

“Ndërkohë të akuzuarit I. I. dhe I. I.(2), për veprën penale lëndim i lehtë trupor i shqipton me burgim në kohëzgjatje 4 (katër) vite burgim, për secilin veç e veç, të cilat dënime do të ekzekutohen pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.  Gjykata ka nxjerrë aktvendim, ndaj të akuzuarve B. I., S. I. dhe F. I., të cilëve u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. Të akuzuarve I. I. dhe I. I.(2), është ndërprerë masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori