LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Prizren, ndalohen për 48 orë gjashtë të dyshuarit

Vrasja në Prizren, ndalohen për 48 orë gjashtë të dyshuarit

Nga vrasja tragjike në Prizren ku një person mbeti i vdekur dhe një tjetër plagosur, gjashtë persona të dyshuar janë intervistuar në stacionin policorë në Prizren dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se për hetime të mëtejme me rastin do të merret drejtoria për krime të rënda në Prishtinë.


“Gjashtë persona janë në përfundim e sipër të intervistimit të tyre në stacioni policor në Prizren. Me vendim të prokurorit të gjashtë ndalohen për 48 orë në ndalim policor. Për hetime të mëtejme merret drejtoria për krime të rënda në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

Telegrafi merr vesh edhe disa prova materiale (kamerat) të rastit nuk po i gjen policia.  

Po ashtu për Telegrafin ka folur edhe drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, i cili tha se lokali “Kobra City” do të mbetet përkohësisht i mbyllur deri në një vendin të gjykatës në Prizren.

“Sot në orët e para të mëngjesit kemi pas telefonat nga Policia e Kosovës në Prizren dhe me kërkesë të tyre, ne obligohemi menjëherë të dalim në vendin e ngjarjes pasi na kanë njoftuar se në një lokal nate ka pasur gjuajtje me armë. Ne si inspektorat, inspektorati i tregut komunal kemi dal në vendin e ngjarjes. Dhe pasi kemi dal në vendin e ngjarjes, pronarët apo punonjësit që punojnë aty, obligohen të na paraqesin dokumentacion. Ata nuk kanë pasur mundësi që të na paraqesin dokumentacionin pasi disa persona kanë qenë me duar të lidhura nga policia dhe duke ia marr shënimet për rastin në fjalë. Dhe me mos prezantimin e dokumentacionit, ne si inspektorat obligohemi ta mbyllim lokalin përkohësisht. Inspektorat e tregut komunal obligohen ta mbajnë lokalin mbyllur përkohësisht deri në një vendim të gjykatës”, ka thënë Ukimeraj për Telegrafin.

Ndryshe, zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një prononcim për Telegrafin tha se është kryer bastisje në lokalin ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit Dibran Hoxhaj.

Në vendngjarje Bytyqi konfirmoi se janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

“Është kryer bastisja e lokalit si dhe shtëpisë së të dyshuarit. Në vendngjarje anë gjetur së paku tri gëzhoja dhe lokali i demoluar. Aktualisht po vazhdon intervistimi i të dyshuarit dhe personave të tjerë, dëshmitarë okularë si dhe pjesëtarë të stafit të lokalit”, u shpreh ai.

Tutje, bëri të ditur se janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.

Pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren.

Si pasojë, njëri nga ta ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur.

Policia bën me dije se viktima është një 31-vjeçar me inicialet V.C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit. Ndërsa, i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar me inicialet R.SH.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori