LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Itali, 2 viktimat janë vëllezër (Emrat)

Vrasja në Itali, 2 viktimat janë vëllezër (Emrat)

Mbrëmjen e djeshme dy vëllezër shqiptarë u ekzekutuan në makinë, në Milano të Italisë.

“Tg com” shkruan se të vrarë janë dy vëllezërit Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj 24 vjeç rezident në Parabiago (Milano).

Fillimisht është menduar se ka ndodhur aksident por kur policia është afruar ka vënë re se makina ka pasur shenja plumbash dhe brenda makinës ka gjetur trupat e dy shqiptarëve të cilët ishin bërë shoshë nga plumbat.

Në vendin e ngjarjes ndodhen karabinierët e Legnanos ndërsa hetimet koordinohen nga prokurori i Vareses.