Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arritur ti arrestojë edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes në Istog.
“Njëri nga personat e dyshuar tanimë të arrestuar (Y. M. ) është vëllau i të dyshuarit kryesor i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i arrestuar (U. M.) është i afërm i tyre.
Njësitet relevante policore me urdhëresë të Prokurorisë kompetente kanë kryer bastisje në dy lokacione, me ç’rast kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast si dhe disa pajisje elektronike-telefona, të cilat do të shërbejnë si dëshmi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të Prokurorit kompetent, personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive lidhur me rastin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë
Mitsotakis: Politikat e udhëheqësisë së re në RMV janë provokative dhe joligjore
U ndalua për vjedhje në Graçanicë dhe Uglarë – Prokuroria kërkon paraburgimin për të dyshuarin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251