LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e kundërshtarëve të ish-Jugosllavisë: Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët e UDB-së

Vrasja e kundërshtarëve të ish-Jugosllavisë: Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët e UDB-së

Prokurorët të martën kërkuan dënim me burgim të përjetshëm për ish-oficerët e shërbimeve sekrete jugosllave, Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç, në gjyqin për vrasje në Gjykatën e Lartë në Munih. Të dy burrat, të cilët janë në gjyq që prej tetorit 2014, akuzohen për urdhërim, planifikim dhe organizim të vrasjes së emigrantit kroat Stjepan Djurekoviq në Gjermani në vitin 1983.

Prokuroria tha se të akuzuarit meritonin dënim me burgim të përjetshëm, sepse ata morën pjesë në vrasje dhe jo vetëm e nxitën atë.


Prokurori i lartë i shtetit Lienhard Weiss paraqiti prova të detajuar para gjykatës të çelësit të garazhit ku u vra Gjurekoviq dhe të strukturës së Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDB, dhe rolit që Perkoviq dhe Mustaç kishin në të.

“Në shtetet e ish-Jugosllavisë udhëheqin spiunë të UDB-së”
Lexo po ashtu “Në shtetet e ish-Jugosllavisë udhëheqin spiunë të UDB-së”

Weiss deklaroi se SDB e konsideronte vrasjet e emigrantëve një veprim të ligjshëm, duke theksuar se një numër emigrantësh u vranë nga SDB-ja gjatë viteve.

Ai u shpreh gjithashtu se SDB-ja e intensifikoi numrin e vrasjeve jashtë vendit pas vdekjes së presidentit jugosllav Josip Broz Tito në vitin 1980.

Kolegu i Weiss, Stefan Weiland, e përshkroi Mustaç si personin lidhës midis SDB-së dhe autoriteteve jugosllave, duke përmendur gjithashtu dëshmitarë që e përshkruan Perkoviqin si një figurë tepër të rëndësishme në luftën e shtetit komunist jugosllav kundër emigrantëve politikë.

Këta thuhet se janë 21 bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së në Bosnje e Hercegovinë!?
Lexo po ashtu Këta thuhet se janë 21 bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së në Bosnje e Hercegovinë!?

Weiland përshkroi marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe shtetit të atëhershëm Gjerman Perëndimor, dhe sesi çështjet brenda SDB-së u caktoheshin personave të ndryshëm, “agjentët e të cilëve ishin në pozitën më të mirë për të vepruar”. Ai pohoi gjithashtu se zyrtarët jugosllavë informoheshin gjithmonë për të gjitha veprimet e mëdha të ndërmarra nga SDB-ja.

“Nuk kishte asnjë veprim të madh jashtë shtetit në të cilin zyrtarë në nivel kombëtar dhe federal jugosllav nuk ishin të përfshirë,” tha ai.

Avokati i Perkoviq, Ante Nobilo, tha se prokuroria kishte shmangur dy fakte tepër të rëndësishme. Njëri ishte se nuk kishte asgjë provë që vrasësit e pritën Djurekoviqin në garazhin ku ai u vra dhe se ish-agjenti i shërbimeve sekrete dhe dëshmitari i gjykatës, Krunoslav Prates, nuk mund ta dinte se kur Gjurekoviqi do të ishte në garazh apo ta ndante atë informacion me Perkoviqin.

Donika: UDB-ja e Maqedonisë e spiunoi Jusuf Gërvallën
Lexo po ashtu Donika: UDB-ja e Maqedonisë e spiunoi Jusuf Gërvallën

Sipas aktakuzës, Zdravko Mustaq, kreu i shërbimit të sigurimit të shtetit jugosllav në atë kohë, e urdhëroi Perkoviqin të organizonte vrasjen e Gjurekoviqit në vitin 1983.

Motivi i dyshuar i vrasjes ishin kritikat e Gjurekoviqit ndaj regjimit komunist në Jugosllavi.

Si Mustaq, ashtu edhe Perkoviq e kanë deklaruar veten të pafajshëm. Pasi mbrojtja të bëjë fjalim e saj mbyllës, gjykata me shumë gjasa do ta japë vendimin javën e ardhshme. /BIRN/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori