LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e kosovarit nga dhëndri i tij në Gjermani, erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje familjare

Vrasja e kosovarit nga dhëndri i tij në Gjermani, erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje familjare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në mbrëmje mes dy kosovarëve në Gjermani, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Sipas raportit të policisë gjermane, mësohet se një 55-vjeçar e ka goditur me thikë kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) në Mainburg të Bavarisë së Ulët, transmeton albinfo.ch.

46-vjeçari, i cili jetonte në Landshut të Gjermanisë, ka tentuar të largohet, por ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ofrimit të ndihmës së parë. 55-vjeçari u dërgua në mbajtje nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

Mediat gjermane, duke u bazuar në raporton e policisë, shkruajnë se mes të dy personave ka pasur një debat mbrëmjen e së shtunës si shkak i një mosmarrëveshje familjare që vazhdonte prej disa kohësh, përcjell albinfo.ch.

Gjatë debatit, 55-vjeçari, i cili sipas policisë ka nënshtetësi gjermane, mësohet se ka goditur kunatin e tij me thikë. Më pas ka lejuar që të arrestohet në vendin e krimit pa rezistuar fare.

Në anën tjetër, mediat në Kosovë pohojnë se viktima është B.N. nga fshati Kastriot i komunës së Skenderajt, ndërsa i dyshuari si dorases është A.J. nga fshati Klinë, i po të njëjtës komunë.

Gjithnjë sipas mediave në Kosovë, tashmë i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori