LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje

Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmë qytetin e Pejës, ku nga arma e zjarrit të vdekur mbetën Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Deçanit.

Nga të shtënat me armë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i të ndjerit Astrit Ademaj. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë.


Vrasja e dyfishtë - gjithçka që ndodhi në incidentin tragjik në Pejë
Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë - gjithçka që ndodhi në incidentin tragjik në Pejë

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.

Më tej policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori