LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, sekuestrohet makina e përdorur nga autorët

Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, sekuestrohet makina e përdorur nga autorët

Makina tip “Benz” e përdorur nga autorët për vrasjen e Elton Javorit në datën 7 dhjetor në lagjen “16 Prilli” në Fier është gjetur dhe sekuestruar nga policia.

Automjeti tip “Benz”, i përdorur nga A. G. dhe K. G., gjatë vrasjes së 41-vjeçarit u gjet në garazhin e një 70-vjeçari në Dërmënas të Fierit.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier referuan materialet në prokurori dhe nisi hetimi për të moshuarin.

Brenda makinës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, ndërsa në banesën e tij u gjet një fishek arme zjarri, një automjet tjetër tip “Benz” i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Gjatë kontrolleve në zonë në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje i moshuari u gjetën dhe u sekuestruan 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Autorët A. G. dhe K. G. vijojnë të jenë në arrati, ndërsa po punohet për kapjen e tyre. Mbi 70-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe viktimës për motive të dobëta.

Si ndodhi ngjarja?

Autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz”, vëllezërit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre kanë qëlluar në drejtim të Elton Javorit, i cili po udhëtonte me automjetin tip “Fuoristradë”.

Më pas 41-vjeçari i është kundërpërgjigjur, ku ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të automjetit tip “Benz”. Në afërsi të automjetin të viktimës policia gjeti pistoletën me numër trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua. Mbi dy personat rëndojnë veprat “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori