LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 20 vjeçarit në Zvicër, arrestohen pesë persona – kosovari i dyshuari kryesor

Vrasja e 20 vjeçarit në Zvicër, arrestohen pesë persona – kosovari i dyshuari kryesor
Foto ilustruese

Një shtetas zviceran 20-vjeçar pati vdekur nga plagët e marra në një zënke që kishte ndodhur në një fundjavë në mes të shtatorit, në Bahnhofstrasse në St.Gallen.

Tani policia e kantonit St.Gallen ka arritur të identifikojë dhe të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë. Pesë nga shtatë personat në fjalë, janë arrestuar.


Hetimet e shumta, intervistat me të akuzuarit dhe të tjerët, që japin informacion, bashkë me vlerësimet e filmimeve dhe regjistrimeve të fotografive, kanë çuar te shtatë persona të përfshirë në krim, njofton Policia e Kantonit St.Gallen.

Kështu, gjatë dhjetë ditëve të fundit janë arrestuar pesë nga shtatë personat e përfshirë: një kosovar 24-vjeçar, një zviceran 25-vjeçar, një zviceran 26-vjeçar dhe dy kosovarë 29-vjeçarë, njofton Keyston-SDA.

Policia është gjithashtu në dijeni të një 20-vjeçari zviceran dhe një 22-vjeçari gjerman që ishin përfshirë në krim, transmeton albinfo.ch. Kosovari 24-vjeçar është në paraburgim. Të dyshuarit tjerë janë liruar përsëri.

Sipas njoftimit, janë kryer gjithsej pesë bastisje shtëpish. Rrjedha e saktë e krimit dhe përfshirja aktuale në krim do të përcaktohen më vonë, nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit dhe nga shërbimet e specializuara të policisë kantonale të St.Gallenit.

Sipas njohurive aktuale, megjithatë, në konfrontimin fizik nuk rezulton të jetë përdorur ndonjë armë. Sherri dhe konfrontimi fizik kishin shpërthyer të dielën, më 19 shtator, rreth orës 02:45 të mëngjesit.

Patrullat e policisë kishin gjetur një 20-vjeçar zviceran të plagosur rëndë në Bahnhofstrasse në St. Gallen natën e 19 shtatorit rreth orës 3 të mëngjesit. Një tjetër 20-vjeçar zviceran dhe një 22-vjeçar gjerman ishin të plagosur lehtë.

Tre personat e fundit ishin grindur me autorët e panjohur fillimisht. 20-vjeçari zviceran i plagosur rëndë ka vdekur dhjetë ditë pas marrjes së plagëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori