Vrasja e 18-vjeçarit në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” del me reagim


Në Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës janë pranuar katër persona të lënduar të dielën, më 7 qershor 2026, rreth orës 21:30, në Shërbimin e Emergjencës.
Sipas njoftimit të spitalit, njëri nga pacientët është sjellë pa shenja jete.
“Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha procedurat e nevojshme të reanimimit, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara”, thuhet në njoftim.
Një pacient tjetër është hospitalizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pacientët e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve mjekësore, janë liruar për trajtim të mëtejmë në kushte shtëpiake.
Spitali ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka reaguar menjëherë dhe ka ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për pacientët e pranuar.
“Stafi mjekësor ka reaguar menjëherë dhe ka ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për të gjithë pacientët e pranuar”, thuhet më tej.
Për rrethanat e rastit, institucioni ka theksuar se përgjegjëse për informata të mëtejme janë organet e hetuesisë. /Telegrafi/





































