LAJMI I FUNDIT:

I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i tij

I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i tij

I vrari në Pejë mësohet se është një 55 vjeçar nga fshati Zahaq ndërsa i plagosuri është djali i tij 24 vjeçar.

KosovaPress mëson nga burimet në Pejë se personi që dyshohet se ka gjuajtur në dy viktimat është një 16 vjeçar.


Më herët Policia ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth mesditës në rrugën “Besnik Lajçi” I. N ka vdekur ndërsa personi tjetër B,N është plagosur në dorë.

Po ashtu Policia ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar një të dyshuar ndërsa është në kërkim edhe të një dyshuari tjetër.