LAJMI I FUNDIT:

Vranica: 10 mijë punëtorë e kanë lënë punën pas liberalizimit – shumë kanë kërkuar pushim pa pagesë

Vranica: 10 mijë punëtorë e kanë lënë punën pas liberalizimit – shumë kanë kërkuar pushim pa pagesë

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka deklaruar se vonë iu ka rënë ndërmend institucioneve që me qenë të përgatitur për situatën e papunësisë në vend.

Sipas tij situata e punëtorëve ka qenë duke u keqpërdorur për shkak se ata e kishin të pamundur për të udhëtuar jashtë vendit.


Më herët, sipas Vranicës, iu është keqpërdorur kontrata e punës dhe kushtet e punës. Ai potencoi se pandemia ndikoi që të rritet numri i punëtorëve të regjistruar në vend. Sipas tij, në vitin 2019, ka pasur 12 mijë punëtorë në gastronomi, ndërsa tani janë 6 mijë biznese të regjistruara dhe janë 27 mijë punëtorë.

Një përmirësim tjetër, sipas tij, për të ndihmuar rënien e papunësisë, ishte arsimi dual që krejt së fundmi ka filluar të vijë në shprehje.

Vranica shton se ka braktisje të punës pas liberalizimit të vizave, pasi deri në 10 mijë persona e kanë liruar vendin e punës, sipas statistikave që i kanë në terren, derisa thekson se shumë kanë kërkuar edhe pushim pa pagesë.

Tutje gjithashtu ai thotë se deri në 150 mijë persona pritet ta lirojnë vendin gjatë vitit 2024.

Ai shton se ka kontrolle më të mëdha të inspektorëve të punës, poashtu edhe respektim të kontratave të punëtorëve, nga ana e punëdhënësve.

“Bizneset po ofrojnë sigurime shëndetësore, kanë rritur pagat, poashtu shumica e pagës në të kaluarën ka shkuar në shpenzime esenciale, tani ka një përmirësim të gjendjes, pasi që në vitin 2022, 55 përqind ka shkuar në shpenzimet esenciale, por gjendja ende nuk është e kënaqshme”, shtoi krejt në fund Vranica nga Shoqata e Gastronomëve. /Klan Kosova/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori