Vranët dhe me diell, në rajonin e Dukagjinit edhe shi

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































