LAJMI I FUNDIT:

Voziti veturën në mënyrë të rrezikshme dhe videoja u publikua në internet – gjobitet 20-vjeçari në Ferizaj

Voziti veturën në mënyrë të rrezikshme dhe videoja u publikua në internet – gjobitet 20-vjeçari në Ferizaj

Një 20-vjeçar është gjobitur me 150 euro dhe i është shqiptuar një pikë negative nga Policia në Ferizaj, pasi ka vozitur veturën e tipit “BMW” në mënyrë të rrezikshme.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj. Videoja është publikuar në rrjete sociale.


“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka identifikuar shoferin, i cili me datën 17.02.2022, rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale”.

“Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas policisë, 20-vjeçari në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori