LAJMI I FUNDIT:

Voziti me shpejtësi deri në 106 kilometra në orë, gjobitet me 500 euro ferizajasi

Voziti me shpejtësi deri në 106 kilometra në orë, gjobitet me 500 euro ferizajasi

Policia përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur që ka shqiptuar 500 euro gjobë për një person në Ferizaj që kishte tejkaluar shpejtësinë e vendosur në shenjat e trafikut.

“Pasditen e djeshme, kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 106 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.


Sipas policisë zona e kufizimit për rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’, në Ferizaj është 40km/h kurse personi në fjalë kishte ngasur veturën e tij me shpejtësi deri në 106 km/h, përveç shqiptimit të gjobës policia të njëjtit i kishte vendosur 5 pikë obligative  në patentë shoferin e tij dhe po ashtu edhe 1 vit masë mbrojtse.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet S.S (M/K) i moshës 38 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, deklaron tutje policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes./Telegrafi/