LAJMI I FUNDIT:

Votuan kundër, qytetarët e Mineapolisit hodhën poshtë propozimin për reformimin e policisë pas vrasjes së George Floyd

Votuan kundër, qytetarët e Mineapolisit hodhën poshtë propozimin për reformimin e policisë pas vrasjes së George Floyd

Qytetarët e Mineapolisit kanë hedhur poshtë propozimin për reformimin e policisë, që kishte për plan të realizohet një vit pasi një polic vrau afro-amerikanin George Floyd – duke nxitur protesta të ashpra në tërë SHBA-të.

Siç raporton AFP, pasi që polici kishte mbytur afro-amerikanin 46-vjeë në maj të vitit të kaluar derisa po e arrestonin, shumë në Mineapolis dhe vende tjera kërkuan shkarkimin e policisë, transmeton Telegrafi.


Një vit më vonë, qytetarët e Mineapolisit janë deklaruar nëse duan që “shërbimin policor ta ndërrojnë me shërbimet e sigurisë publike”, që për fokus do të kishte parandalimin e krimit.

Mbi 56 për qind e votuesve votuan kundër reformave, kundër ishte edhe kryetari i Mineapolisit nga radhët e Demokratëve, Jacob Frey që përshëndeti rezultatin e votimit.

“Kemi nevojë për ndërrime të thella strukturale në sistem për zbatimin e ligjit në SHBA”, u tha Frey mbështetësve të tij, shkruan Washington Post.

“Të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që policët të bashkëpunojnë drejtpërdrejtë më komunitetin që të garantojmë siguri të plotë”, shtoi ai.

E po të votoheshin reformat, kryetari së bashku me zyrtarët komunal do të mbikëqyrnin punën e policisë. /Telegrafi/