LAJMI I FUNDIT:

Votimi i reformës në drejtësi, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Votimi i reformës në drejtësi, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Ka nisur me zhvillime politike mëngjesi i ditës së sotme në Shqipëri, ku pritet të fillojë seanca e Kuvendit, në të cilën është rënë dakord që të votohet për reformën në drejtësi.

Pas gëzimit të konsensusit të arritur mesditën e djeshme, në mbrëmje politika shqiptare iu rikthye avazit të vjetër dhe reforma duket se nuk ka konsensus.


Para nisjes së seancës në Kuvend, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se palët do të kërkojnë që të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi. Në fjalët e tij kreu i Kuvendit tha se kishte kërkuar mbledhjen e Komisionit për të reflektuar mbi marrëveshjen. Seanca e sotme e Kuvendit duhet të ishte solemne, tha Meta. Kreu i Kuvendit i bëri thirrje të gjitha palëve të jenë të pranishëm në këtë marrëveshje.

Meta kërkoi sqarime nga kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj për mosmbledhjen e Komisionit një ditë më parë, raporton KP.

Por Xhafaj tha se Komisioni është mbledhur dy ditë përpara në detyrim të përgatitjes së seancës.

“Komisioni nuk mblidhet për të lexuar letrën e komisionerit Hahn. Komisioneri Hahn nuk është marrëveshje, është letër dhe letra duhet të kthehej në marrëveshje. Projekti kushtetues që ne kemi ka aktorë dhe ndërkombëtarët. Duhet të hyjmë në organizata ku rregullat e lojës i përcaktojnë ndërkombëtarët”, tha Xhafaj, i cili shtoi se ajo që e ka bojkotuar rregullisht këtë komision ka qenë opozita.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori