LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon flet për dakordimin mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër: Lajm i mirë, shpresoj në zbatim të shpejtë

Von Cramon flet për dakordimin mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër: Lajm i mirë, shpresoj në zbatim të shpejtë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka quajtur lajm të mirë arritjen e dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon në një postim në Twitter ka thënë se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.


“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar Von Cramon.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Në një deklarim për media, Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë darkoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori