LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen shënon fundin e një epoke, duke nxjerrë nga prodhimi të fundit VW Beetle

Volkswagen shënon fundin e një epoke, duke nxjerrë nga prodhimi të fundit VW Beetle

Në fabrikën e Volkswagen që ndodhet në Puebla të Meksikës, ka dalë nga prodhimi një VW Beetle që nuk dallon nga të tjerat, por që është shumë e veçantë, sepse është e fundit e këtij lloji.

Me këtë makinë, kompania gjermane i ka dhënë fund një epoke, duke përfunduar prodhimin pas tetë dekadash, të modelit më klasik ndonjëherë, transmeton Telegrafi. Kohë më parë, ka qenë e pamundur që në rrugë të mos shihej ndonjë Beetle, ndërsa sot është e vështirë të mos e shohim ndonjë.


E konceptuar nga Adolf Hitle dhe e dizajnuar prej Ferdinand Porsche, e ashtuquajtura makinë e popullit nga Volkswagen, u krijua që të ripërtërijë ekonominë gjermane dhe ta bëjë shtetin shumë më mobil. Beetle që nënkupton brumbulli, u bë i famshëm për shkak të qëndrueshmërisë dhe lehtësisë së mirëmbajtjes, si dhe më kryesore – dukjes së këndshme.

Me ndalimin e prodhimit të kësaj makine, Volkswagen i japë fund një modeli shumë të dashur, duke u fokusuar edhe më shumë në makinat elektrike. Derisa për ata që vërtetë e duan Beetle, nuk do të prodhohet më, vetëm mund ta mbajnë mend si model shumë të mirë. /Telegrafi/