LAJMI I FUNDIT:

Vojvoda e dërgon Parman në Serie B

Vojvoda e dërgon Parman në Serie B
(Foto: Twitter/Torino Football Club)

Parma ka rënë zyrtarisht nga Serie A pas humbjes prej 1-0 nga Torino, në ndeshjen e drejtpërdrejtë të skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico Grande Torino, mysafirët e nisën ndeshjen me vendosmëri, pasi dëshironin me çdo kusht të shmangnin humbjen.


Mirëpo, ekipi vendas ia doli të shmangte rrezikun duke i penguar që të mos shënonin në pjesën e parë.

(Foto: Twitter/Torino Football Club)

Në gjysmën e dytë, Granata e kontrolloi lojën dhe tempin, si dhe arriti të kalonte në epërsi.

Angazhimi i shkëlqyer i Christian Ansaldit në anën e majtë u kompletua me një harkim të përsosur drejt Vojvodës.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Futbollisti i Kosovës e realizoi golin e fitores (63’) për Torinon duke ia siguruar tri pikë dhe duke e mbajtur larg zonës së rrezikut.

(Foto: Twitter/Torino Football Club)

Ndërkohë, Parma i bashkohet Crotones, si dy skuadrat që tashmë janë përshëndetur nga elita e futbollit italian. /Telegrafi/