LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja befason policin “e vetmuar”, i bën shoqëri në pushimin e darkës (Foto/Video)

Vogëlushja befason policin “e vetmuar”, i bën shoqëri në pushimin e darkës (Foto/Video)

Ndërsa oficerët e policisë janë të detyruar shpesh të luftojnë me njerëzit më të këqij, rreshteri Steven Dearth kishte kaluar një moment nga më të mirët në jetën e tij, gjatë një mbrëmje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai u bë shok me katërvjeçaren nga Massachusetts, e cila e kishte vërejtur atë se po hante darkë, i vetëm, në Panera Bread.


Ndoshta duke mos dashur të linte oficerin të hante i vetëm, ose ndoshta duke ndjerë se ai do të donte të kishte një mike të re, Lillian Israel kishte vendosur që të ulej me të dhe gjatë pauzës së darkës.

Dyshja, duke ngrënë në një vend Panera në Hingham, 15 milje në juglindje të Bostonit, kishin “darkën më të mirë”, sipas Departamentit të Policisë së Hingham.

Departamenti shkroi në faqen e vet në Facebook: “Kjo do të thotë shumë për punonjësit e policisë, kur u afrohen njerëzit, sidomos fëmijët”.

E nëna e vajzës, Nicole Eames Israel, shkroi: “Lillian ishte absolutisht e entuziazmuar!” /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kursimi

Kursimi

I pashpresë

I pashpresë

Kalo në kategori