LAJMI I FUNDIT:

VMRO-Popullore: Të mos mbahen zgjedhjet pa u pastruar lista zgjedhore

VMRO-Popullore: Të mos mbahen zgjedhjet pa u pastruar lista zgjedhore

Partia VMRO-Popullore është e habitur me të dhënat që u publikuan nga analizat krahasimore në lidhje me pastrimin e listës zgjedhore, duke theksuar se është mjaft shqetësuese prania e rreth 200 mijë personave në listën zgjedhore dhe në bazat e të dhënave të MPB-së, por jo edhe në institucionet tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo paraqet rrezik ndaj të drejtës themelore demokratike të votimit, prandaj VMRO-Popullore insiston që të mos mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, deri sa nuk ka një listë zgjedhore të pastruar që është garanci për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike./Telegrafi/