LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, një vit burg për pronarin restorantit që sulmoi turistët spanjollë

Vlorë, një vit burg për pronarin restorantit që sulmoi turistët spanjollë

Gjykata e Faktit në Vlorë dënoi të martën me një vit burg Mihal Kokëdhimën, i cili u gjet fajtor për dhunën ndaj një grupi turistësh të huaj dhe shoqëruesve shqiptarë.

Kokëdhima ishte akuzuar nga Prokuroia e Vlorës për tre vepra penale “shkatërrim të pronës”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “kanosje” dhe ndodhet në paraburgimin e Vlorës.

Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë Mihal Kokëdhima do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, ku do të përllogaritet edhe paraburgimi.

Incidenti me një familje turistësh nga Spanja dhe shoqëruesit shqiptarë ndodhi mesin e muajit gusht në Bar Restorant “Panorma”, në Porto Palermo, një zonë turistike në rivierën shqiptare.

Sipas dëshmive në polici, familja spanjolle dhe shoqëruesit shqiptarë reduktuan porosinë për ushqim gjatë drekës në restorant, por u përballën me reagimin e dhunshëm të pronarit. Incidenti u shkallëzua kur grupi i turistëve dhe shoqëruesit shqiptarë u futën në makinë për t’u larguar pa kryer pagesën e faturës dhe pronari Kokëdhima u var në pjesën e përparme te makinës duke goditur xhamin me grushta dhe duke e thyer, ndërkohë që automjeti përshkoi rreth 3 km, nga Porto Palermo në Qeparo.

Publikohen pamjet kur Mihal Kokëdhima në Himarë terrorizon turistët spanjollë mbi xhamin e furgonit në ecje
Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur Mihal Kokëdhima në Himarë terrorizon turistët spanjollë mbi xhamin e furgonit në ecje

Ndërhyrja e Policisë së Sarandës ka shuar incidentin i cili u regjistrua nga brenda makinës në një video që u publikua në rrjetet sociale duke shkaktuar regime të forta në Shqipëri dhe më gjerë.

Pas incidentit autoritetet thanë se Bar Restorant “Panorma” ishte ndërtuar pa leje në zonën buzë detit dhe Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ndërhyri duke e rrafshuar objektin. Ndërhyrja e autoriteteve ngjalli reagime për bazën ligjore të ndjekur në prishjen e objektit që ndodhej në proces legalizimi, por edhe pikëpyetje për një seri institucionesh përgjegjëse që nuk kishin vepruar më parë për prishjen e ndërtimit pa leje që funksiononte prej shumë vitesh si njësi biznesi. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori