LAJMI I FUNDIT:

Vlora Gaxherri flet rreth projektit për fuqizimin e grave në vendimmarrje (Video)

Vlora Gaxherri flet rreth projektit për fuqizimin e grave në vendimmarrje (Video)

Edhe zyrtarisht katër komuna kanë marr raportin me rekomandimet për ndryshimin e rregulloreve komunale në katër komuna.

Raporti i hartuar nga ekspertët me rekomandimet nga gratë asambleiste të komunave Pejë, Istog, Deçan dhe Junik është përgatitur në kuadër të Projektit për Përkrahjen e Grave që implementohet nga Syri i vizionit më mbështetje nga USIAD/ATRC dhe ky raport parasheh ndryshimin në tetë rregullore komunale në këto katër komuna, ku janë identifikuar çështje të tilla, si përbërja e komisioneve, përfshirja e grave në pozita udhëheqëse, mbështetja dhe avancimi i tyre në ekonomi, subvencione, bursa, etj si dhe krijimi i mundësive për përfshirje në politike duke filluar nga niveli lokal, që janë kërkesat kryesore në këto rekomandime.


E rreth këtij projekti ka folur ekskluzivisht për RTV Dukagjinin përfaqësuesja e OJQ-së “Syri i Vizionit”, Vlora Gaxherri, e cila ka zbuluar se projekti është ndarë disa etapa.

“Implementimi i projektit do të zgjat një vit dhe ndahet në disa etapa, të tilla, si shkolla e ndërmarrësish, shkolla politike, mentorimi personal dhe rrjetëzimi. Ideja e gjithë projektit është fuqizimi i gruas dhe të jenë më aktive në jetën politike dhe ndërmarrësi”.

Vlora Gaxherri: Femrat po ballafaqohen me barriera politike në krijimin e bizneseve (Video)
Lexo po ashtu Vlora Gaxherri: Femrat po ballafaqohen me barriera politike në krijimin e bizneseve (Video)

Ajo më tutje ka pohuar se përmes këtij projekti do të mundohen që t’i inkurajojmë gratë që të kandidojnë për kryetare të komunave dhe të udhëheqin biznese.

E gjithë kjo pasi që, sipas Gaxherrit, “vetëm një femër e udhëheq një komunë nga 38 sosh sa ekzistojnë në Kosovë ndërsa në shumë pak komuna kem më tepër se një drejtoreshë në drejtoratet komunale”.

Ndryshe, kryetarët e kuvendeve të këtyre katër komunave të pranishëm në këtë takim, kanë premtuar se do angazhohen për t’i shtyrë para këto ndryshime në legjislacionin lokal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori