Në emisionin ‘Startup’ të RTV21 është debatuar për sfidat që hasin femrat në hapjen e bizneseve të reja në qytetin e Pejës.
Sipas Jeton Abazit, drejtorit të financave të Komunës së Pejës, femrat nuk do të jenë të kufizuara rreth aplikimit për fitimin e fondeve në hapjen e bizneseve.
Por, Vlora Gaxherri prej organizatës joqeveritare Syri i Vizionit, ka thënë se gratë janë të diskriminuar kur vjen puna te hapja e bizneseve të reja në komunën e Pejës, madje, edhe prej anëtarëve të familjes duke u krijuar barriera të ndryshme, transmeton Telegrafi.
“Femrat kanë sfida të mëdha. Ato nuk kanë shumë përkrahje në familjet e tyre. Kjo shihet edhe te trashëgimia familjare, ku femrat janë të diskriminuara. Por, ne po mundohemi që të ngritim kapacitetet e tyre në mënyrë që ato të bëhen ndërmarrëse të mira”, ka thënë Vlora Gaxherri.
Kjo e fundit pohoi se organizata ku punon po merret me trajnimin dhe fuqizimin e femrave në hartimin dhe shkrimin e projekteve, ku disa prej tyre kanë filluar tashmë me ‘startup’ e bizneseve.
“Femrat kanë barriera politike dhe këto krijohen prej meshkujve. Këta të fundit dinë të përkrahin femrat në krijimin e politikave, por kur të vjen puna tek vendimmarrja, gratë nuk përfillen”, ka zbuluar disa prej vështirësive që hasin femrat në Pejë, Gaxherri.
Ndryshe, Jeton Abazi ka zbuluar se në komunën e tyre janë të punësuar rreth 53 për qind e femrave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë