LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: PAN në krizë numrash, u hap rruga për zgjedhje të reja

Vllasi: PAN në krizë numrash, u hap rruga për zgjedhje të reja

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk shkoi ashtu siç pritej. Ndërkohë që deputetet e legjislaturës së re pritet të mblidhen përsëri të premten në orën 10:00.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në seancën e radhës do të shihet ‘repriza’ që kemi parë sot.


Sipas tij, koalicioni PAN ishte totalisht i papërgjegjshëm dhe kjo si pasojë e mungesës së numrave.

“Edhe nesër pritet reprizë e turpit, që ishte totalisht demonstrim e papërgjegjësisë nga ana e koalicionit PAN, i cili sipas kushtetuesës kishte të drejtë të propozojë kryetarin për Parlament. Si duket kanë problem me numrat, por nëse deri më tash nuk e kanë zgjedhur atë problem dhe deshën ta zgjedhën sot për dy orë, dukej shumë hajgare. Dhe as nesër nuk pres që seanca të shkojë në mënyrë të mire”, ka thënë Vllasi në një bisedë për Indeksonline.

Vllasi konsideron se qysh nga sot është hapur rrugë për zgjedhjet e reja.

“Mendoj se qysh nga sot ja kanë nis me hap rrugë për me shku në zgjedhje. Sot u pa që ata nuk janë të përgatitur me pas kryetarin e parlamentit. Kërkush nuk ua mori të drejtën me propozu, por ata nuk patën propozim. Si të kuptohet kjo se përveç se janë në krizë për kandidat, por edhe me numra”, ka shtuar Vllasi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer të enjten.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori