LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Në këtë fazë nuk mund të ketë korrigjim të kufijve Kosovë-Serbi (Video)

Vllasi: Në këtë fazë nuk mund të ketë korrigjim të kufijve Kosovë-Serbi (Video)

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhahmet Hajrullahu, ka thënë se në vend që të qartësohet faza finale e dialogut, me deklaratat e fundit është krijuar mjegull e paqartësi edhe më shumë.

Vllasi ka theksuar se nuk mund të ketë shkëmbim të territoreve dhe se kjo temë është e rrezikshme.

“Është krijuar një mjegull totale lidhur me këtë fazën finale të dialogut. Procesi i shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë ka ndodhur për shkak të territoreve dhe kufijve. Shkëmbim ose korrigjim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë nuk mund të ketë, dhe kjo temë rreth kufijve është e panevojshme, e dëmshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Vllasi.

Ai ka theksuar se këta kufij janë edhe me Rezolutën 1244, me Planin e Ahtisaarit dhe po me këta kufij është shpallur edhe pavarësia.

“Serbia duhet ta njeh Kosovën në kufijtë e tanishëm dhe pastaj duhet të bëhet korrigjimi i kufijve, siç është rasti me demarkacionin me Malin e Zi”, u shpreh Vllasi.

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi më tej ka theksuar se kësaj pune nuk bënë t’i hyjmë pasi që sipas tij kjo është një rrugë qorre.

“Mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të shtrohet çështja e kufirit apo e këmbimit të territoreve nuk vjen në konsiderim sepse do të hymë në telashe edhe më të mëdha”, tha Vllasi.

Ai ka theksuar më tej se Trepça dhe Ujmani janë jetike për Kosovën dhe kjo mund ta destabilizonte situatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori