LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Muri i veriut do të bëhet pjesë e negociatave në Bruksel

Vllasi: Muri i veriut do të bëhet pjesë e negociatave në Bruksel

Muri i vendosur te Ura e Ibrit në Mitrovicë, do të bëhet pjesë e dialogut Kosovë – Serbi. Kështu thotë  analisti politik Azem Vllasi, duke shtuar se muri nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës dhe të nesërmen është dashur të rrafshohet.

“Muri do të bëhet pjesë e negociatave në Bruksel. Është një paaftësi dhe joseriozitet, e Serbia vazhdimisht e përsërit që Kosova është pjesë e saj. Këtë haptas e bën me dije”, ka thënë Vllasi në InfoMagazinë.


Ai pohon se Serbia ka pretendime territoriale ndaj veriut dhe nëse institucionet e Kosovës nuk do të dinë ta luajnë lojën, siç thotë ai, atëherë do të ballafaqohen me pretendimet e serbëve.

“Disa marrëveshje që janë arritur deri tash, duhet të përqendrohemi. Ne nuk duhet të bëjmë ndonjë hap në dialog me Serbinë”, thekson Vllasi.

“Dialogu në vazhdim duhet të lëshohet në binare normale të komunikimit ndërmjet shteteve”, përfundon ai. /Klan Kosova/