LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu u premton banorëve të Kolovicës se do t’i zgjidh problemet e tyre

Vllahiu u premton banorëve të Kolovicës se do t’i zgjidh problemet e tyre
Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së,  Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen Kolovica, ku ka dëgjuar hallet dhe problemet e tyre.
“Me qytetarët e Kolovicës, me problemet e tyre të përditshme: si çdo kënd i qytetit. Nuk ju premtova, por thash se do t’i zgjidh problemet e tyre dhe të qytetit në tërësi. Mijëra vende të reja pune, zona ekonomike që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë prodhimin. Një fond për bujqësinë: rritje të buxhetit komunal për bujqësinë në 2 milion euro për vitin e parë dhe çdo vit suksesiv rritje të vazhdueshme. Çerdhe, shkolla, trotoare, parkingje të reja, zhbllokim të trafikut. Të gjitha bëhen me vullnet, forcë dhe me dashurinë për qytetarin. #PërPrishtinën me qytetarin. #50”, ka shkruar Vllahiu. /Telegrafi/