Të gjithë e njohin Britney Spears si një nga këngëtaret pop më të spikatura të shekullit 21.
Hiti i saj i vitit 1999 “Baby One More Time” si dhe i vitit 2000 “Oops! I did it again” janë dy nga këngët më të mëdha në historinë e muzikës.
Kohët e fundit, Spears ka bërë bujë të madhe në media për arsye ligjore. Ajo ka qenë në gjyq për të provuar të heqë një kujdestari dhe kjo ka qenë një çështje e kushtueshme.
Britney Spears (Foto: Reuters)
Më poshtë ua sjellim një vështrim se sa është vlera neto e 39-vjeçares për vitin 2021 dhe sa arriti:
Pasuria neto e Britney Spears për vitin 2021
Britney Spears aktualisht ka një pasuri neto prej 70 milionë dollarësh, pasi ka shitur mbi 100 milionë rekorde në mbarë botën.
Megjithatë, këngëtarja e muzikës pop i ka kaluar 13 vitet e fundit në pamundësi për të kontrolluar asnjë nga pasuritë e saj financiare.
Britney Spears (Foto: Getty Images)
Ndikimi i kujdestarisë së të atit në pasurinë e saj
Në vitin 2008, pasi biondja pësoi probleme në lidhje me shëndetin mendor, babai i saj, Jamie Spears, mori nën kontrollë financat e artistes duke u bërë kështu kujdestari i saj për 13 vite rresht.
Megjithatë, këtë vit, pas një beteje të gjatë ligjore mes këngëtares dhe babait të saj, të drejtat e Jamie Spears si kujdestar u pezulluan dhe kontabilisti John Zabel ka marrë përkohësisht detyrën e kujdestarit.
Forbes zbuloi këtë kohë se Jamie Spears ishte paguar të paktën pesë milionë dollarë që nga viti 2008.
Britney dhe Jamie Spears (Foto: Getty Images)
Këto shuma, si dhe një numër pagesash për avokatët në përpjekjen për t'i dhënë fund kujdestarisë së saj do t'i kushtojnë Spears një shumë të konsiderueshme. /Telegrafi/