LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani tregon kur do të vendosë LDK-ja për kandidatin e saj për Kryeministër

Vjosa Osmani tregon kur do të vendosë LDK-ja për kandidatin e saj për Kryeministër

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, në një deklaratë pas mbledhjes së sotme të kësaj partie, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset se kush do të jetë kandidati o LDK-së për Kryeministër.

Ish deputetja e kësaj partie, Vjosa Osmani për të cilën po flitet se do jetë kandidate për kryeministre nga LDK-ja, tha se temat për të cilat kanë diskutuar sot ende nuk kanë përfunduar.


“Ende nuk kanë përfunduar temat të cilat kemi diskutuar besoj se prononcimet do i merrni ndërkohë nga zyra për media … Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim.. Edhe për këtë do t’iu njoftoj ditëve në vijim”, tha ajo.

E pyetur rreth mungesës së Lufti Hazirit dhe Agim Veliu në këtë mbledhje të kryesisë, Osmani tha se arsyeja duhet të mësohet nga vetë ata.

Ajo s’ka dashur të komentojë pse Lutfi Haziri e Agim Veliu s’morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë derisa ka sugjeruar të pyeten ata për këtë mungesë.

Ndërsa zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se në takimin e sotëm është biseduar lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje është biseduar edhe lidhur me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, por kryesia do të dakë të hënën me një propozim konkret, për të cilin do të vendos Këshilli i Përgjithshëm.