LAJMI I FUNDIT:

Vjena thërret një samit të ri për shtegun ballkanik të refugjatëve dhe migrantëve

Vjena thërret një samit të ri për shtegun ballkanik të refugjatëve dhe migrantëve

Çështja e refugjatëve dhe migrantëve që ia kanë mësy Evropës është rikthyer në vëmendjen e BE së dhe të vendeve ballkanike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 24 shtator në Vjenë do të mbahet një samit tjetër për shtegun ballkanik, ku do të mblidhen liderët e shteteve që më së shumëti janë të goditur nga refugjatët.


Qeveria austriake porositë se pas këshillit evrpian të Bratisllavës, duhet të vazhdohet me bisedimet për çështjet me rëndësi për të ardhmen e BE-së, posaçërisht për migrantët.

Në samit janë ftuar kryeministrat e Greqisë, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë, Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë./Telegrafi/