LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje të shumta nëpër markete, policia “e pa aftë” në kapjen e hajnave! (Video)

Vjedhje të shumta nëpër markete, policia “e pa aftë” në kapjen e hajnave! (Video)

Rastet e vjedhjeve në kohë të ndryshme të ditës nëpër marketet e lagjeve të ndryshme të Prishtinës janë shpeshtuar.

E hajnat, të cilët zakonisht janë të armatosur dhe terrorizojnë punëtorët e këtyre marketeve, për t’ua marrë paratë, po lihen të lirë të veprojnë.


Të paktën, në këtë përfundim mund të vihet kur dihet se këto raste janë bërë më të shpeshta.

Kohëve të fundit ka pasur edhe vazhdim të plaçkitjeve të bankave, barnatoreve, apo edhe marketeve të ndryshme nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, përcjell Telegrafi, por me një numër më të madh në Prishtinë.

K. A., një qytetarë i Prishtinës, i cili ka hasur në një rast të tillë, ka thënë se punëtorët e marketit, ngjashëm sikurse edhe ai, janë tmerruar nga një rast i tillë që ka ndodhur kohëve të fundit.

Sipas tij, autoritetet e rendit nuk kanë bërë asgjë deri më tani, sepse askush nga të pranishmit në këtë rast nuk është njoftuar për ndonjë të arrestuar për këtë plaçkitje që ka ndodhur në një lagje shumë të populluar të qytetit.

“Unë jam tmerruar nga një rast i plaçkitjes së një pike të shitjes, sepse skenat kanë qenë sikurse në filma, është rrezikuar shitësi dhe jetët tona, ndërsa edhe më e rëndë është situata kur e din se policia pothuajse asnjëherë nuk po arrin t’i burgosë këta plaçkitës, e as t’i ndalë këto vjedhje”, ka thënë qytetari i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Plaçkitjet e tilla janë bërë një fenomen i shpeshtë në vendin tonë, por brengosëse mbetet mos-zgjidhja e këtyre rasteve nga ana e autoriteteve të rendit, pasi që përpos dëmeve materiale, bizneseve dhe punëtorëve u shkaktojnë trauma dhe frikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori