LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje të shumta në varrezat e Kroacisë – publikohen pamjet e hajdutëve duke vjedhur lule e qirinj

Vjedhje të shumta në varrezat e Kroacisë – publikohen pamjet e hajdutëve duke vjedhur lule e qirinj

Qytetarët e komunës së Podturenit të Megjimurjes shpesh ankoheshin te drejtuesit e komunës se lulet dhe dekorimet e tjera po zhdukeshin nga varret e anëtarëve të familjes së tyre. Për këtë, kryesia komunale në fund të vitit të kaluar vendosi video-mbikëqyrje në të tri varrezat.

“Mund t’ju them se është e mrekullueshme, sepse shumë është vjedhur, por ju mund ta shihni atë në kamera, kështu që ndoshta dikush është kapur”, tha Stevo për HRT.


“Sepse kjo që ndodhi tashmë ishte e tepërt. Për mendimin tim, këta njerëz nuk turpërohen, çfarë të them tjetër”, shtoi një tjetër banor, Gjuro, raporton index.hr.

Së shpejti, një grua u filmua duke vjedhur lule. Dhe pastaj tjetri duke vjedhur qirinj nga varret e njerëzve të tjerë.

“Nuk mundëm të përcaktonim se kush ishte, ndaj vendosëm ta publikojmë në faqen e komunës, ta shohin njerëzit, dikush do ta njohë dhe u desh pak kohë, sepse ajo nuk është nga zona jonë, por nga komunat e tjera”, ka shpjeguar Perica Hajdaroviq, kryetar i komunës së Podturenit.

Një familje e dëmtuar vendosi të padisë hajdutin, ndërsa pronarët e një varri tjetër morën qëndrimin se turpërimi publik ishte dënim i mjaftueshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori