LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje të rënda, arrestohen dy persona në Lipjan

Vjedhje të rënda, arrestohen dy persona në Lipjan

Komuna e Lipjanit ka qenë pre e dy vjedhjeve të rënda të cilat janë kryer brenda një jave.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Bregu i Zi, ku një person ka hyrë në shtëpinë e një femre dhe kishte vjedhur 300 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Dobraj të Vogël, ku është arrestuar i dyshuari nga komuniteti ashkali, pasi që i nëjëjti në shtëpinë e viktimës po ashtu nga komuniteti ashkali kishte vjedhur pajisje të ndryshme shtëpiake në vlerë rreth 560€. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/