Vjedhje në dy shtëpi në Pejë, arrestohen tre persona


Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në dy shtëpi të personave tjerë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:58, në Pejë.
Siç thuhet në raport, gjatë verifikimit dhe kontrollimit në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar tri kaçavida, një kapelë dhe një çantë dore.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































