Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë sot se Prokuroria duhet të pyetet se ku ndodhet procesi i hetimeve për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari, e jo Qeveria e Kosovës.
Hoti në një konferencë për media tha se Qeveria nuk heton por Prokuroria.
“Lidhur me këtë çështje me lejoni të përgjigjem drejt sepse po bëhet shumë zhurmë pa të drejt dhe apo i adresoni pyetjet në vendin e gabuar… Ne nuk hetojmë, ne jemi qeveri, ekzekutiv. Hetimet i kryen prokuroria, Prokuroria Speciale e Kosovës është duke punuar me intensitet të plotë në këtë rast”, tha ai.
Hoti më tej tha se nëse Prokurorisë Speciale i duhet asistencë ajo vendosë si të veprojë më tutje, raportoi .
“Çdo gjë që e kërkon prokuroria është në dispozicion, plotësisht transparent për të gjurmuar çdo gjë që ka ndodh në këtë proces… Nuk më takon mua të komentojë këtë çështje besoj se këtë çështje duhet ta komentoj Prokuroria…”, tha ai.
Hoti më tej u shpreh se “mos i lidhni këtë çështje me këtë qeveri. Është një rast kriminal që ka ndodh dhe jemi duke i shku deri fund por nuk me takon mua të flas për hetimet”.
Ndërkaq, lidhur me këtë u deklarua edhe ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.
Ajo tha se “ky rast nuk do të ketë të ndalur derisa mjete të kthehen në Thesar dhe gjithsecili që është i përfshirë të marrë dënimin e merituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi