LAJMI I FUNDIT:

Vizitshmëria e Ulqinit rritet për 20%

Vizitshmëria e Ulqinit rritet për 20%

Plazhet e Ulqinit kanë shënuar një vizitueshmëri më të madhe se vitet e kaluara për 20%, raporton Tv Teuta.

Në hotelet e “Rivierës së Ulqinit” aktualisht janë duke pushuar rreth 400 mysafir, që është rreth 20% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore.


“Këtë vit kemi një vizitueshmëri më të madhe se vitin e kaluar, andaj mund të konkludoj se sezoni turistik ka nisur i mbarë, shpresoi që kështu të jetë deri në mbarim të sezonit”, u shpreh për televizionin Teuta drejtori i shitjes në Rivierën e Ulqinit Isat Dragovoja.

Hotelet e” Rivierës së Ulqinit”janë hapur nga 1 Maji, por fillimi i qershorit konsiderohet edhe si fillimi i sezonit turistik në Rivierën e Ulqinit. Ata që do të orientohen ti kalojnë pushimet në këto objekte këtë vit i pret çmimore e re me 7% çmime më të larta.

“Këtë vit kemi rritur edhe çmimet për 7% , meqenëse për 6 vite me radhë kemi pasur çmime të njëjta, po ashtu janë bërë edhe disa riparime, e sidomos investime në përmirësimin e orendive të dhomave” shprehet Dragovoja. /Telegrafi/