LAJMI I FUNDIT:

Vizitorët i mirëpresin ndryshimet e fundit në portalin Telegrafi (Video)

Vizitorët i mirëpresin ndryshimet e fundit në portalin Telegrafi (Video)

Dizajni i ri i Telegrafit i lansuar kohë më parë ka qenë produkt i bashkëpunimit mes ekipit të zhvillimit dhe lexuesve tanë. Për ta pasur më të qartë se a është ky dizajni të cilin ju e keni dëshiruar, ne e kemi publikuar një sondazh përmes së cilit kemi identifikuar kënaqësitë dhe pakënaqësitë tuaja drejt dizajnit të ri, por gjithashtu edhe kemi pranuar sugjerime të reja.

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë rreth 4 mijë persona në dy platformat, atë desktop dhe mobile. Vizitorët janë pyetur në përgjithësi në lidhje me eksperiencën e tyre në dizajnin e ri. Ky sondazh ka qenë gjithashtu edhe një mbështetje e statistikave të cilat në i posedojmë në Google Analytics, pra vizitoret tanë janë vizitorë besnik dhe kjo neve na bën të ndihemi të privilegjuar në treg. Rreth 80% prej të anketuarve vizitojnë Telegrafin çdo ditë, prej tyre rreth 50% më shumë se 5 herë në ditë.


Nga rezultatet e marra nga ky sondazh ka dalë që 77% e të anketuarve kanë mirëpritur ndryshimet në Telegrafi por disa prej tyre janë ende nostalgjik në dizajnin e vjetër. Ekipi ynë i zhvillimit ka trajtuar me kujdes të gjitha këto sugjerime të dala nga anketa dhe kemi ardhur në përfundim që në disa sektorë të bëjmë një kombinim mes dizajnit të vjetër dhe dizajnit të ri.

Ballina, pjesa e sipërme është kthyer ashtu siç ka qenë në dizajnin e kaluar por gjithsesi duke ja dhënë një frymë më të re. Tani orientimi për lajmin e fundit është me i lehtë dhe kjo do të mundësoj që ju të mos e humbisni asnjë lajm.

Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ta zhvillojmë telegrafin çdo ditë, jo vetëm nga ana vizuale, por edhe ajo përmbajtjesore. Shumë shpejtë do ta lansojm edhe aplikacionin për pajisjet mobile.