LAJMI I FUNDIT:

Viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë, Nait Hasani: Janë pa përkujdesjen e institucioneve të shtetit tonë

Viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë, Nait Hasani: Janë pa përkujdesjen e institucioneve të shtetit tonë

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe ish deputeti i PDK-së, Nait Hasani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka qenë për vizitë në Hagë ku i ka vizituar ish krerët e UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim.

Hasani ka shkruar se vizita që u ka bërë atyre e ka kthyer në kohën kur ka vuajtur nëpër burgjet e Serbisë.

“Këta çlirimtar po qëndrojnë sot e një vit, prapa grilave të burgut në Hagë, të gjykatës Speciale të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për të mbrojtur dhe njëherë në fushëbetejë tashmë te drejtësisë të drejtën tonë për liri e pavarësi. Pavarësia jone është e ligjshme e drejtë e patjetërsueshme ajo tashmë dhe me vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”.

“Të paraburgosurit tanë drejtues të shtetit te Kosovës në qelitë e burgut të Hagës nga një mllef naiv e politikë, po qëndrojnë pa një kujdesje nga institucionet e shtetit që e ka krijuar këtë gjykatë dhe shoqëria civile”, ka shkruar ai.

Sipas tij të akuzuarit për krime lufte janë aty për shkak të akuzave të fabrikuara nga raporti politik i Dick Martyt.

Hasani ka komentuar edhe funksionimin e Gjykatës Speciale, që sipas tij është duke e gjykuar Kosovën dhe UÇK-në.

Ky është postimi i plotë:

Heronjtë e luftës dhe të paqës !

Heronjtë e luftës dhe të paqës jane Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi te cilet sot perbalen me Gjykaten Speciale.

Në burgun e Scheveningenit sot dhe dje takova shokët, bashkëluftëtarët e mi, ushtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjte e luftës dhe të paqes. Ata i takova aty në kthinat e burgut, me një ndjenjë, në kthim në kohë e në vujtjet e mia nëpër burgjet e Serbise. Ata i takova aty me një ndjenjë malli e dashurie, me një ndjenjë respekti e krenarie, me një qëndresë burrërore dhe unike të sakrificës sone historike. Ata aty qëndrojnë me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dick Martit, për trafikim organesh, me të cilin raport të kaluar në asamblen parlamentare të Evropës, ku dhe u themelua Gjykata Speciale nga presione të jashtëzakonshme të faktorit ndërkombëtar si qëllim politik të zbardhet në këtë gjykatë dëshmia Serbe e trilluar për trafikim organesh.

Por, këta djeme u morën dhe u paraburgosen në Burgun e Hagës dhe pranuan një aktakuzë. Në të cilën në asnjë paragrafë nuk është e thënë dhe e shkruar për trafikim organesh të atij raporti të famshëm të Dick Martit. Po aty, në këtë akuze ka fabrikime të akuzave të prokurorisë Sërbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe më e tmerrshmja eshte se akuzat që neve na kishte vendosur Sërbia, bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm tashmë e kishte zëvendësuar me terminologji për të luftuar të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin e famshëm Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Në këtë grup akuzash gjykata speciale ka pranuar nga prokuroria e Sërbisë, akuza të fabrikuara nga gjykimet e të burgosurve shqipëtar nëpër burgje të Sërbisë gjatë viteve 1998-1999. Me këto akuza gjykata speciale ka ngritë aktakuzë për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo në këtë akuzë përfshin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Zonat e UÇK-së, Brigadat e UÇK-së, Ushtarët e UÇK-së dhe çdo gjë që ka të bëjë me UÇK-në. Me këtë prokuroria Speciale nuk ka ngritë kallzim penal kundër individëve të UÇK-së, sic deklarohet, por kundër UÇK-së dhe vlerave të krijuara nga lufta popullore për liri, çlirim e shtet të pavarur.

Sot, kjo luftë ofanzive e Sërbisë, perpiqet të dëmtoj vlerat tona jetësore e historike për liri, kjo lufte aty ne kete gjykate special nuk eshte kundër Hashim Thaqit e të tjerëve, por kundër të drejtës sonë për liri dhe shtet, kundër aleatëve tanë në luftën tonë të përbashkët për çlirim nga shtypja shekullore e koloniale sërbe. Në këtë betejë në këtë gjykatë ata nuk përballen për veten e tyre, ata përballen me mashtrime, shpifjet dhe akuzat sërbe, për UÇK-së, si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Në këtë betejë duhet të reagohet si komb në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare e çlirimtare të ushtarëve të rënë në fushëbeteja për liri e shtet, sepse në asnjë kohë të historisë sonë nuk kemi bërë krime ndaj asnjë kombi a pakicë kombëtare. Prandaj duhet të reagojmë si një trup i vetëm të mbrojmë te drejten e lirine tonë nga kjo akuzë monstruoze si ndërmarrje e përbashkët kriminale e përshkruhet nga prokuroria Sërbe dhe miratohet nga prokuroria e gjykatës speciale kundër UÇK-së. Ketu akuzohet e tërë UÇK-ja nga kjo prokurori e gjykatës special, ashtu si i ka përshkruar në paragrafët e akuzës , pra po sulmohet e akuzohet i gjithë populli liridashës qe për një shekull luftoi për liri e çlirim kombëtar.

Në vizitë aty te ta ne qelin e burgut, pash qëndrueshmerin në mbrojtjen e vlerave të krijuara me gjak për lirine tonë në gjithë hapesirën tonë gjeografike, ku dhanë jetën me qindra dëshmorë për liri me UÇK-në dhe secili e shprehte pafajsinë në akuzat e ngritura me shpifje nga prokuroria e gjykates speciale.

Aty ne bashkebisedim e thame se ne kem mundur të jemi të vrarë në çdo kohë në lufte, ne ato sfidat që kemi kaluar gjatë kohës së luftës, dhe të jemi dëshmorë të atdheut, por ata sot, ketu po përballen me padrejtësin dhe shpifjet, mashtrimet e genjeshterat. Por në fund te fundit ata jane te vetedijshem per kete sfide dhe do ta tejkalojne e do te jenë triumfues në këtë betejë historike për kombin, për shtetin, për lirinë tone dhe do te dalin me te forte. Une në fjalet e secilit prej tyre e pash lirine tonë që e gëzojmë ne sot, ne shpirte atyre që ishin në beteja, por edhe të atyre që na sulmonin e ishin kundër luftës sonë, dhe të atyre që na adhuronin e na mbështetshin. Nga këta djeme e nga këto beteja sot e kemi shtetin tone. Nga këta djeme e nga këto luftëra shekullore te histories sone të realizuara me Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës, sot e kem Pavaresin e Shtetit të Kosovës, të mbështetur në luftën tonë të drejtë nga aleatët dhe miqte ndërkombëtarë, Amerikan dhe Bashkimi Evropian e shtetet tjera demokratike.

Këta çlirimtar po qëndrojne sot e nje vit, prapa grilave të burgut në Hagë, të gjykatës Speciale të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për të mbrojtur dhe njëhere në fushëbetejë tashmë te drejtesise të drejtën tonë për liri e pavaresi. Pavaresia jone eshte e ligjshme e drejte e patjetersueshme ajo tashme dhe me vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne Hage për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Te paraburgosurit tane drejtues te shtetit te Kosoves në qelitë e burgut të Hagës nga një mllef naiv e politikë, po qëndrojnë pa një kujdesje nga institucionet e shtetit që e ka krijuar këtë gjykatë dhe shoqeria civile.

Aty atyre ju shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore në mbrojtjen e tyre të drejtë. Ne e kemi krijuar gjykatën por nuk kem nevoj te frigohemi nga prokuroria e kesaj gjykate, për të mbrojtur luftën tone. Por ne si institucione e shoqeri civile duhet të kujdesemi për mbrojtjen nga shkeljet e të drejtave të tyre nga prokuroria e gjykatës speciale.

Ne si shtet a kemi institucione të shtetit të mbrojtjes te drejtave njeriut e te burgosurve, ku eshte Odë e avokatëve që nuk e ngritë zërin kundër shkeljeve që ju bëhen në gjykatë nga prokuroria ?

Ne a kemi avokatë të popullit ?

Ku eshte Ministria e Drejtësisë që pavarësisht inateve politike ka obligim ligjor që të kujdeset për mbrojtjen e ligjshmerise të burgosurve ?

Ne a kemi Kuvend të Kosovës, e komisione të ligjëve që mbrojnë ligjshmërin dhe kujdesin në mbrojtjen dhe respektim të ligjeve ?

Ne a kemi akademi e akademik që me dijenin e tyre të jenë në mbrojtje të luftës sonë apo jane mbylle si ariu ne strofulle ?

Ne a kemi institute të Historisë a institute tjera që dëshmojnë historinë tonë autoktone dhe gjenocidin sërbë në shekuj kundër popullit shqipëtar ne trojet etnike ?

Ne a kemi Qeveri dhe Presidence, Kuvend dhe deputetë e komisione që kujdesen për qytetarët e tyre që janë në Gjykatën Speciale dhe në mbrojtje te ligjshmerise e kushtetutes dhe të vlerave të luftës e lirisë sonë. ?

Të gjithë ata, që janë ulur në kolltuqet e institucionëve të shtetit të Kosovës, duhet ta din se pa luftën tonë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ishin të shkeper rrugëve të botës pa shenjë e pa nishan.

Pra, Ju nuk bëni shkelje nëse interesoheni për ligjshmërin, ju nuk bëni shkelje nëse kujdesi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ju nuk bëni shkelje nëse kujdeseni për të siguruar gjykim të drejtë me fakte e jo me shpifje, ju nuk bëni shkelje nëse e kundërshtoni konceptin e akuzës Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Duhe ta dini te gjithe I madh e I vogel, intelektual e student, nxenes e mesues, bujke e fshatar, se kjo akuzë na akuzon neve si popull, si komb në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale. Ndersa Shteti jone hesht, bene sehire.

Sigurisht që ju kujtohet në Kuvendin e Kosovës së atëhershëm në vitin 1987 atehere vet Rrahman Morina patë deklaruar se rreth 700.000 shqipëtare kanë kaluar nëpër duart e UDB-ës në trajtime të ndryshme. Ndersa UDB-ja neve na quante grupe kriminale, grupe per bashkim për veprimtari armiqësore, terrorizem etj. Po ashtu tashmë Sërbia me ndikimin e saj perms shpifjeve dhe deklaratave gazetareske të ndryshme së bashku me prokurorin, kanë ngritur kallzimin penal si Ndermarrje e Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë me ta dhe i gjithe populli dhe une jemi Ndërmarrjes së Përbashkët Popullore Çlirimtare kunder Serbise.

Sot më shumë se kurrë, ata që e duan atdheun dhe lirin e Kosovës, duhet të mblidhen të gjithë bashkë, institucione e shoqëri civile e qytetare dhe aleatë ndërkombëtar në mbrojtjen e luftes sone te drejte dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të saj të krijuara me mund e gjak shekullor të brezave e gjeneratave të prindërve e gjysherve tanë për liri e shtet.

Në Hagë sot mbrohet e drejta jonë si komb, e luftës sonë për liri e krijuar nga UÇK-ja.

Une besoj në pafajsinë e shokëve të mi, të Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaqi, z. Jakup Krasniqi z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po mbahen në burgun e Hagës.

Liria ka Emër – Ushtria Çlirimtare e Kosovës !

Kosova ju pret, bashkëluftëtarë !

Ardhshi faqebardh Çlirimtar e shtetar !” (sic.), ka shkruar Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori