LAJMI I FUNDIT:

Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, Policia shton masat e sigurisë

Vizita e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, Policia shton masat e sigurisë

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila është duke qëndruar për vizitë në Kosovë pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Siç raporton Telegrafi patrulla të Policisë së Kosovës janë vendosur para hotel “Sirius”, aty ku dhe pritet të mbahet ky takim në orën 14:30 – 16:00.


Po ashtu, Partia Socialdemokrate (PSD), sot pritet të organizojë një protestë në orën 14:00 para hotel “Sirius”, kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, të cilës protestë do t’i bashkëngjiten edhe Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK).

Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton sot Kosovën, në sallën ku mbahet takimi nuk lejohet fotografimi dhe incizimi
Lexo po ashtu Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton sot Kosovën, në sallën ku mbahet takimi nuk lejohet fotografimi dhe incizimi

Faton Klinaku, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në këtë protestë që synon të shprehë pakënaqësinë ndaj vizitës së Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Klinaku ka treguar se ai dhe disa kolegë të tij u është refuzuar vizita në Hagë me justifikimin se terminët ishin të zëna, një arsyetim që ai e vë në dyshim.

Kryetarja e Gjykatës Speciale sot në Kosovë, Policia do të kujdeset për sigurinë e saj
Lexo po ashtu Kryetarja e Gjykatës Speciale sot në Kosovë, Policia do të kujdeset për sigurinë e saj

Ai ka shtuar se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Trendafilova, nuk është marrë me këto çështje që ai i cilëson si “shkelje flagrante”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës të martën kishte bërë të ditur se gjatë  vizitës së kryetares Trendafilova policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

OVL-UÇK fton qytetarët t’i bashkëngjiten protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu OVL-UÇK fton qytetarët t’i bashkëngjiten protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale

Ndryshe, PSD ditë më parë kishte organizuar një aksion simbolik me rastin e ardhjes në Kosovë të kryetares së Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Përmes disa grafiteve në selinë e EULEX-it, aktivistët e PSD-së kanë shkruar se “UÇK nuk mund të gjykohet” dhe se Specialja ka mungesë legjitimiteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori