LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton sot Kosovën, në sallën ku mbahet takimi nuk lejohet fotografimi dhe incizimi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton sot Kosovën, në sallën ku mbahet takimi nuk lejohet fotografimi dhe incizimi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ndodhet sot për vizitë në Kosovë, ndërkaq do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në Dhomave të Specializuara të Kosovës.


“Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së. Aktivitet i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Hotelin Sirius në Prishtinë 29 nëntor, 14:30 – 16 :00”, thuhet në njoftim.

Por, sipas njoftimit në sallë nuk do të lejohen as aparate fotografike dhe të filmimit.

“Ju lutemi mbani parasysh se në sallë nuk do të lejohen aparate fotografike dhe të filmimit. Aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt dhe të gjithë gazetarëve do t’u dërgohet lidhja në internet për të pasur qasje të menjëhershme në incizimin me video. Fotografi nga aktiviteti do t’u vihen në dispozicion mediave të interesuara pas përfundimit të aktivitetit, sipas kërkesës”, thuhet në njoftim.

E për sot ka paralajmëruar protestë Partia Socialdemokrate.

“UÇK nuk mund të gjykohet. Vizita e z. Trendafilova në Kosovë është pikërisht për të rregulluar imazhin e kësaj gjykate të padrejtë. Gjykata Speciale është në krizë nga mungesa e thellë e legjitimitetit. PSD-ja është e vendosur që kjo përpjekje të mos arrijë qëllimin.

Trendafilova nuk është e mirëseardhur këtu.

Të bashkohemi të mërkurën me 29 nëntor, ta kundërshtojmë së bashku padrejtësinë që po mundohen t’na e interpretojnë si drejtësi”, thuhet në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori