Vizioni i Microsoft për të ardhmen: Ne të gjithë do të jemi shefa të punëtorëve virtualë

Po vijnë lajme të mira për të ardhmen! Microsoft parashikon që në të ardhmen, për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale, të gjithë do të bëhemi ‘shefa’ të punonjësve virtualë.
Kompania teknologjike parashikon shfaqjen e një lloji të ri biznesi, të ashtuquajturat “kompani të kufirit” (frontier firm), ku punonjësit njerëzorë do të menaxhojnë agjentë autonomë të inteligjencës artificiale për të kryer detyra.
Microswft parashikon se të gjithë do të bëhen shefa të agjentëve.
“Me rritjen e numrit të agjentëve në fuqinë punëtore, do të shohim rritjen e shefit të agjentëve – dikush që ndihmon, delegon dhe menaxhon agjentët për të rritur ndikimin e tyre dhe merr kontrollin mbi karrierën e tij në epokën e inteligjencës artificiale“, thotë Jerard Spataro, një nga drejtuesit e Microsoft.
“Nga bordi drejtues deri te të gjitha pjesët e tjera të kompanive, çdo punonjës do të duhet të mendojë si një CEO i një startapi me agjentët në dispozicion“, shton Spataro.
Microsoft, i cili është një nga financuesit kryesorë të kompanisë OpenAI, krijuesi i ChatGPT, parashikon që çdo organizatë biznesi në pesë vitet e ardhshme do të bëhet një “kompani e kufirit”. Ata besojnë se këto entitete biznesi do të jenë “shumë më të ndryshme” nga ato që janë sot dhe do të jenë të organizuara rreth “inteligjencës sipas kërkesës”.
“Këto kompani do të rriten më shpejt, do të funksionojnë më shpejt dhe do të krijojnë vlerë më shpejt“, tha kompania.
Ata gjithashtu parashikojnë se shfaqja e një klase shefash të inteligjencës artificiale do të ndodhë në tre faza.
E para, çdo punonjës do të ketë një asistent virtual. Pastaj, agjentët e inteligjencës artificiale do t’i bashkohen grupeve si “kolegë digjitalë“ dhe do të kryejnë detyra specifike.
Më në fund, njerëzit do të përcaktojnë udhëzimet dhe detyrat për këta agjentë, të cilët do t’i kryejnë ato në mënyrë autonome, ndërkohë që shefat e tyre do t’i mbikëqyrin sipas nevojës.
Për shembull, në rolin e punonjësve në zinxhirin e furnizimit, “Microsoft” thotë se agjentët do të mund të kryejnë të gjitha detyrat logjistike, ndërkohë që njerëzit do të udhëheqin sistemin dhe do të menaxhojnë marrëdhëniet me furnizuesit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përdorni ChatGPT, shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

Microsoft po pushon nga puna rreth 6,000 persona, ose 3 për qind të fuqisë punëtore

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t'ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Gjirafa bën lansimin zyrtar të Starlink në Gjirafa50 – një hap i madh drejt së ardhmes dixhitale

Google Messages bëhet me një opsion të dobishëm

Google ka ndryshuar logon e saj ‘G’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Deco fillon negociatat me yllin që po pëlqehet shumë nga Florentino Perez

Mbappes ia ofruan topin që ta marrë në shtëpi pas het-trikut, francezi befasoi stafin e Real Madridit

Arabia Saudite i jep Trumpit një shije të shtëpisë, i sjell edhe një McDonald’s në rrota

A i lejohet Trumpit të pranojë si dhuratë aeroplanin luksoz 400 milionë dollarësh nga Riadi?

Zyrtare: Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të 'Eurovision 2025'

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet