LAJMI I FUNDIT:

Viva Fresh Store, në përkrahje të prodhuesit vendor

Viva Fresh Store, në përkrahje të prodhuesit vendor

Viva Fresh Store mbështetur nga USAID – Kosovo Compete Activity – në Qendrën e Logjistikës me 4 Qershor 2024 , duke filluar nga ora 09:00, organizon eventin SPECIAL më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor!

Ky event ka për qëllim të shpalos rëndësinë e përkrahjes së prodhueseve vendor, dhe të kontribuoj në rritjen e tyre në tregun tonë dhe më gjerë.

Rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në Kosovë Viva Fresh Store, në vazhdimësi ka qenë një përkrahës i palëkundur i prodhuesve vendor. Që nga etapat e para të zhvillimit të saj e deri me sot, prodhueseve vendor u është dhënë mundësia që t’i ekspozojnë, promovojnë dhe të kenë hapësirë të volitshme për shitje, jo vetëm në markete, por edhe në aktivitetet tjera reklamuese, në gjithë rrjetin e marketeve në tërë Kosovën dhe rajon!

Përpos prodhuesve vendor, ata kanë mbështetur edhe kompanitë e tjera vendore të cilat ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet dhe të cilat kanë arritur të zhvillohen, zgjerohen dhe të kenë suksese falë bashkëpunimit me kompaninë Viva Fresh Store.

Si LIDER i programit “Private Label” në Kosovë, në vazhdimësi janë përkushtuar për të rritur aftësitë e prodhuesve vendor, duke ju ofruar mbështetje dhe qasje profesionale më qëllim të rritjes së cilësisë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve tanë besnikë!

Si rezultat i këtij fuqizimi, USAID – Kosovo Compete Activity po përkrah Viva Fresh-in në organizimin e ngjarjes madhështore për të prezantuar programin tonë “Private Label”. Kjo nismë është krijuar për të nxitur dhe vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit vendor, duke i ndihmuar dhe mbështetur në përmirësimin e cilësisë për të siguruar një zhvillim të suksesshëm në gjithë tregun vendor dhe rajonal.

Disa nga objektivat e eventit: 

Viva Fresh Store do të prezanton strategjinë “Private Label” për kompanitë prodhuese vendore;

– Histori suksesi të bashkëpunimeve të vazhdueshme me prodhuesit vendor;

– Lehtësimi i takimeve të drejtpërdrejta “B2B” midis kompanive vendore të ushqimit dhe përfaqësuesve të Viva Fresh Store;

– Sigurimi i informacionit të plotë në lidhje me përfitimet dhe mundësitë që lidhen me programin “Private Label”;

– Nxitja e mundësive të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit për të partneritetet të ardhshme mes bizneseve etje!

Viva Fresh Store gjithmonë në përkrahje të prodhuesve vendor!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton

Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton

Ekonomi
Dhjetra biznese “injorojnë” vendimin për kufizim të orarit të punës, gjobiten nga inspektorati

Dhjetra biznese “injorojnë” vendimin për kufizim të orarit të punës, gjobiten nga inspektorati

Ekonomi
Bien ​çmimet e naftës, shkak rritja e dollarit amerikan

Bien ​çmimet e naftës, shkak rritja e dollarit amerikan

Botë
Ndikimi i regjistrimit të popullsisë, GAP: 20 komuna do t’i humbin miliona grante qeveritare

Ndikimi i regjistrimit të popullsisë, GAP: 20 komuna do t’i humbin miliona grante qeveritare

Ekonomi
Fitore e trent - shpallet fituesi i BMW X7 nga ‘Lojë e trent’ me Go+!

Fitore e trent - shpallet fituesi i BMW X7 nga ‘Lojë e trent’ me Go+!

GO+
Edhe një finale sonte - u lansua aplikacioni më i ri për shitblerjen e veturave, VETURA SCOUT!

Edhe një finale sonte - u lansua aplikacioni më i ri për shitblerjen e veturave, VETURA SCOUT!

Vetura Scout
Kalo në kategori