LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar 3 viktima në rrugët e Tetovës

Vitin e kaluar 3 viktima në rrugët e Tetovës
Foto: Ilustrim

Në fillim të këtij viti, përkatësisht gjatë këtij muaji, në rajonin e gjerë të Tetovës janë regjistruar 9 aksidente trafiku, në të cilat kanë marrë pjesë drejtpërdrejt këmbësorët. Në këto aksidente 6 persona kanë marrë lëndime të rënda dhe 7 lëndime trupore. Vitin e kaluar, në këto lloje të aksidenteve, në këtë zonë kanë humbur jetën 3 persona, 9 kanë përfunduar me lëndime të rënda, ndërsa 53 persona janë konstatuar me lëndime trupore.

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës edhe një herë apelon te vozitësit që rregullisht të zvogëlojnë shpejtësinë para shkollave, institucioneve publike dhe vendkalimeve për këmbësorë dhe detyrimisht t’u japin përparësi, përkatësisht këmbësorëve.


Në të kundërtën, kryejnë kundërvajtje në komunikacion, për të cilën do të përgatitet parashtresa përkatëse dhe për të cilën do të gjobiten prej 250 euro në kundërvlerë denarë. Këmbësorët këshillohen të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes, sidomos në rrugë dhe rrugica që nuk kanë trotuare të asfaltuara, të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë dhe të respektojnë plotësisht shenjat. Mosrespektimi i këtyre këshillave dhe rekomandimeve pa përjashtim do të sanksionohet me parashtresa adekuate dhe gjobë prej 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga lloji dhe natyra e kundërvajtjes së kryer, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. (koha.mk/U.H)